Djegiet dhe roli i Terapise Hiperbarike me Oksigjen (HBOT) ne trajtimin e tyre


Djegiet - demtime ne trup, lokale (lekure) ose pjese te tjera te trupit, te shkaktuara nga temperatura e larte.
Demtimet nga temperatura te larta te patolerueshme nga organizmi cojne ne demtimin e indeve duke reduktuar qarkullimin e gjakut (ischemia) dhe duke ulur presionin e oksigenit qe furnizon indet (hypoxia).

Faktoret kryesore qe cojne ne formimin e indeve te vdekura (nekrozave) ne indet e buta, kocka, tendine dhe nerva pas djegies jane:
• Rritja e pershkueshmerise se kapilareve,
• edema,
• koagulimi dhe tromboza,
• infeksioni.

Djegiet jo vetem qe demtojne lekuren por edhe te gjithe organizmin ne teresi. Pas pergjigjes se organizmit ne teresi nda inflamacionit dhe infeksionit gjendje mund te kaloje ne sepsis qe mund te shkaktoje gjendje shoku dhe ne demtimin e disa organeve si mushkrite, sistemit tretes, veshkave etj.

Aplikimet klinike te Terapise Hiperbarike me Oksigjen Clinical (HBOT):
• Redukton edemen (enjtjen) ne plage duke zvogeluar permeabilitetin ekapilareve dhe stazen
• Parandalon demtimet e metejshme te indeve duke kufizuar shume shpejt plagen (demarkim te hershem)
• Lufton infeksionin duke vrare drejtperdrejt bakteret (sic e dime oksigjeni kur eshte ne sasi te medha eshte toksik per bakteret)
• Permireson aktivitetin (phagocytosis) e qelizave mbrojtese (limfociteve) te organizmit
• Perforcon efektin e disa antibiotikeve
• Shton disa here me shume se normalja prodhimin e kolagjenit keshtu ndihmon ne formimin e kapilareve te rinj dhe ne sherimin e shpejte te plages,
• Zvogelon dhimbjen
• Ul numrin e vdekjeve

Roli i HBOT ne trajtimin e pacienteve me djegie te rende ne shtrirje kohore mund te ndahet ne 2 periudha:
1. 24 oret e para pas djegies
2. periudha pas 24 oreve te para pas djegies.

HBOT Gjate 24 oreve te para pas djegies:
o Kundershton vazodilatacionin pakesuon eksudatet ne plazme nepermjet efektit te saj vazokonstruktiv selektiv dhe ne kete menyre parandalon gjendjen e shokut
o Frenon infeksionin e plages.
o Nxit dhe ndihmon formimin e lekures se re ne plage (epitelizimin)
o Ndihmon fuqishem mbijetesen e grefteve dhe flepeve
o Ka efekt te fuqishem kunder problemeve te tjera si Helmimi nga Monoksidi i Karbonit (CO) ose helmimi nga thithja e gazerave te tjera qe shoqerojne momentet kur ndodhin djegiet e renda
o Ul nevojen e organizmit per marrjen e sasive te medha te lengjeve.
o Kundershton iskemine (pamjaftueshmerine e furnizimit me gjak dhe si rezultat me oksigjen) e indeve qe vuajne nga djegia.
o Minimizon agregimin e eritrociteve dhe formimin e trombeve qe mund te prekin integritetin e plages duke krijuar tromboza.

HBOT Pas 24 oreve te para pas djegies:
o Lehteson ileusin paralitik
o Ka efekt ndihmes kunder ulcerave te stomakut si pasoje e stresit (Ulcera Curling).
o Kundershton Encefalopatine/edemen cerebrale pas djegies.
o Zvogelon kohen e qendrimit ne spital (hospitalizimi)
o Redukton ose zvogelon nevojen per kryerjen e nderhyrjeve te shumta kirurgjikale ne zonen e djegur.



Bibliografi :
1. Benichoux R, Marchal C, Thibaut G, Bertrand JP. Hyperbaric oxygen in treatment of severe experimental burn]. J Chir (Paris). 1968 Nov;96(5):445-52.
2. Bleser F, Benichoux R. Treatment of severe burns by hyperbaric oxygen, J Chir (Paris). 1973 Sep;106(3):281-90.
3. Cianci P, Lueders HW, Lee H, Shapiro RL, Sexton J, Williams C, Sato R. Adjunctive hyperbaric oxygen therapy reduces length of hospitalization in thermal burns. J Burn Care Rehabil. 1989 Sep-Oct;10(5):432-5.
4. Cianci P, Sato R. Adjunctive hyperbaric oxygen therapy in the treatment of thermal burns: a review. Burns. 1994 Feb;20(1):5-14. Review.
5. Grossman AR. Hyperbaric oxygen in the treatment of burns. Ann Plast Surg. 1978 Mar;1(2):163-71.
6. Hampson NB. Hyperbaric oxygen for carbon monoxide poisoning. Med J Aust. 2000 Feb 7;172(3):141-2.
7. Hartwig J, Kirste G. Experimental studies on revascularization of burns during hyperbaric oxygen therapy, Zentralbl Chir. 1974 Aug 30;99(35):1112-7
8. Kaiser W, Schnaidt U, von der Lieth H. Effects of hyperbaric oxygen on fresh burn wounds]. Handchir Mikrochir Plast Chir. 1989 May;21(3):158-63.
9. Ketchum SA 3rd, Thomas AN, Hall AD. Effect of hyperbaric oxygen on small first, second, and third degree burns.Surg Forum. 1967;18:65-7
10. Korn HN, Wheeler ES, Miller TA. Effect of hyperbaric oxygen on second-degree burn wound healing. Arch Surg. 1977 Jun;112(6):732-7.
11. Rudakov BI. Use of hyperbaric oxygen in experimental burns]. Eksp Khir Anesteziol. 1971 Jul-Aug;16(4):82-6.
12. Shoshani O, Shupak A, Barak A, Ullman Y, Ramon Y, Lindenbaum E, Peled Y. Hyperbaric oxygen therapy for deep second degree burns: an experimental study in the guinea pig. Br J Plast Surg. 1998 Jan;51(1):67-73.
13. Thompson RA. Carbon monoxide poisoning: treatment with hyperbaric oxygen. Ariz Med. 1984 Jan;41(1):21-2
14. Waisbren BA, Schutz D, Collentine G, Banaszak E, Stern M. Hyperbaric oxygen in severe burns. Burns Incl Therm Inj. 1982 Jan;8(3):176-9.
15. Weaver LK. Hyperbaric oxygen in carbon monoxide poisoning. BMJ. 1999 Oct 23;319(7217):1083-4.
16. Wiseman DH, Grossman AR. Hyperbaric oxygen in the treatment of burns. Crit Care Clin. 1985 Mar;1(1):129-45. Reviewe
17. Ziser A, Bitterman H, Even-Sapir E, Shupak A, Melamed Y. Hyperbaric oxygen for acute carbon monoxide poisoning]. Harefuah. 1985 Oct;109(7-8):170-3.
18. Jain KK: Hyperbaric Oxygen Therapy in Thermal burns. Textbook of hyperbaric medicine: Ch 14, Hogrefe& Huber Publishers, Inc., 3rd Ed.13: 189 –211, 1999.