Terapia Hiperbarike me Oksigjen (HBOT)

Terapia Hiperbarike me Oksigjen (HBOT) quhet ajo terapi qe kryhet ne nje dhome metalike e cila duron presione te larta (dhoma hiperbarike) ku futen pacientet ne nje presion me te larte se 1 atmosfere dhe ju jepet nepermjet frymemarrjes 100% oksigjen ne menyre periodike nepermjet nje maske, kokore ose tubi endotrakeal. Dhenia e 100% oksigjen jashte dhomes hiperbarike ose ne menyre topikale nuk eshte Terapi Hiperbarike me Oksigjen.

Ne pergjithesi pacientet qe trajtohen ne dhomat hiperbarike kryejne 1 seance ne dite e cila mund te zgjase nga 1,5 deri ne 2,5 ore, por ne disa raste qe jane urgjente mund te kryhen deri ne 4 seanca ne dite, ashtu sic mund te kete edhe seanca qe zgjasin deri ne 5 ore.

Numri total i seancave mund te ndryshoje ne varesi te semundjes dhe te stadit ne te cilin eshte semundja. Ka disa semundje si Helmimi nga CO (monoksidi i karbonit) ose sic thuhet ne disa raste tymi i zjarrit te drurit, qymyrit, gazit qe perdoren per ngrohje, Humbja e Menjehereshme e Shikimit, Humbja e Menjehereshme e Degjimit gjate trajtimit te te cilave pacientet mund te hyjne nga 1 deri ne 15 seanca HBOT.

Kurse semundje si Plaget Diabetike, Arteropatite Periferike, Radionekrozat (demtimet e indeve pas radioterapise) e indeve te buta ose Osteoradionekrozat (demtimet e kockave pas raditerapise), Osteomieliti Kronik (İnfeksionet Kronike te Kockave) per trajtimin e te cilave mund te duhen nga 20 deri ne 60 seanca.

Plaget e pasherueshme (qe nuk sherohen pas trajtimit me metodat standarte te plageve) te cilat kane nevoje per Debridim (pastrim ose largimi i indeve te vdekura) dhe per Antibioterapi (terapia me antibiotike) ne pergjithesi kerkojne nje trajtim me 20 deri ne 40 seanca (minimumi 2 oreshe) HBOT.

Dhomat Hiperbarike jane njevendeshe dhe shumevendeshe. Perparesia e dhomave shumevendeshe qendron ne faktin se ne to mund te merren te gjithe pacientet qofte ata qe nuk kane probleme dhe nuk ju nevojitet asistence mjekesore gjate terapise qofte edhe ata paciente qe kane nevoje per nje kujdes dhe trajtim intensiv gjate terapise nga ana e personelit mjekesor.

Terapia Hiperbarike me Oksigjen eshte nje terapi e cila nuk trajton e vetme semundjet por behet bashke me terapite e tjera sic jane ato medikamentoze, kirurgjikale etj, pra HBOT i bashkangjitet trajtimeve te tjera qe duhet te marrin pacientet te cilet jane diagnostikuar me nje nga semundjet qe trajtohen ose jane pjese e listes se indikacioneve te Terapise Hiperbarike me Oksigjen.