Osteomyelitis dhe Terapia Hiperbarike me Oksigjen (HBOT)

Semundja e infeksionit te kockes (Osteomyelitis) mund te kete si shkaktare nje traume dmth nje plage te hapur ku kocka te jete e ekspozuar (te duket me sy te lire) dhe te jete e goditur ose e thyer. Shkak tjeter i Osteomyelitis mund te jete kirurgjia dmth nje operacion ne zonen problematike dhe gjithashtu ndodh shpesh instalimi i infeksionit nepermjet gjakut, qe quhet ndryshe Osteomyelitis Hematogenus.

Infeksioni bakterial, qe instalohet ne kocke (Osteomyelitis) ndihmon iskemine (furnizimin e pamjaftueshem me gjak) dhe hipoksine (mangesi ne furnizimin me oksigjen). Mosfurnizimi i mire me gjak dhe me oksigjen ndikon ne:
- Demtimin e funksionit te qelizave te bardha (leukociteve) per te vrare bakteret dmth e ul aftesine e organizmit per te luftuar infeksionin
- Dobesimin e aktivitetit te qelizave kockore per te flakur zonen e infektuar te kockes
- Zvogelimin e prodhimit te kolagjenit

Pas kesaj situate te krijuar duke pasur nje ambjent hipoksik ne zonen e infektuar te kockes edhe antibiotiket nuk mund te jene efektive, pasi nuk mund te depertojne pusin dhe te inaktivizojne mikroorganizmat ne kushtet e nje presioni te ulet te oksigjenit.

Osteomieliti ose infeksioni i kockave quhet kronik kur nuk sherohet ose eshte prezent edhe 6 muaj pas trajtimit, pastrimit, terapise me antibiotike dhe kur eshte e vertetuar prezenca e tij nga ana histologjike dhe radiologjike ose pas nje kulture pozitive te marre nga vendi i infektuar.

Termi Osteomielit Refraktar i takon atyre rasteve ku deshton sherimi pas trajtimit kirurgjikal dhe me antibiotike.
Tre jane shkaqet e mundshme te hipoksise qe ndodh gjate infeksionit ne kocka:
1. Konsumimi i oksigjenit nga mikroorganizmat (mikrobet)
2. Konsumimi i oksigjenit nga qelizat inflamatore
3. İnterferenca me qarkullimin e dobet lokal te gjakut shkaktuar nga edema

Ka shume raste te raportuara me Ostemieliti Kronik te permiresuara pas trajtimit me Terapine Hiperbarike me Oksigjen (HBOT). Ne te gjitha studimet theksohet roli i rendesishem i nje nderhyrje cilesore Kirurgjikale, antibioterapise me Antibiotiket e duhur dhe HBOT.

HBOT nuk eshte nje zevendesuese e ketyre terapive, por nje terapi qe behet bashke me to dhe qe i ploteson ato. Suksesi i pergjithshem, qe raportohet ne studimet e ndryshme eshte 60%-85%. Ky eshte nje rezultat shume i mire nqs do te kemi parasysh rastet shume te veshtira te trajtuara me HBOT(Terapine Hiperbarike me Oksigjen). HBOT luan nje rol vital ne trajtimin e Osteomielitit te kafkes dhe Osteomielitit te Vertebrave pasi ne keto raste kocka e infektuar nuk mund te hiqet e tera.

Osteomieliti i Mandibules ose i nofulles se poshteme Osteomieliti i Mandibules ose sic quhet ndryshe nofulla e poshteme shkaktohet nga infeksionet e patrajtuara te rrenjeve te dhembeve dhe dhemballeve, infektimit pas heqjes se dhembeve, qe mund te ndodhe ndonjehere si komplikacion dhe frakturat e Nofulles se Poshteme te patrajtuara ose te trajtuara keq.
Mandibula furnizohet me pak me gjak dhe per kete arsye infektohet me shpesh se Maxilla (Nofulla e Siperme). Prognoza ose sic quhet ndryshe, ecuria e Osteomielitit te Mandibules, pas trajtimit eshte me e mire se ecuria e Osteomielitit te kockave te gjata (sic jane ato te gjymtyreve) dhe arsyeja eshte fakti se eshte me e kollajshme te behet debridimi dhe furnizohet me gjak nga disa drejtime.

Trajtimi i Osteomielitit te Mandibules (sipas Marx & Johnson 1988) duhet te perfshije keto procedura:
• Pastrimin e qendres se infeksionit (sic eshte heqja e dhembeve ose terapia e kanalit te rrenjes)
• Debridimin (pastrimin, heqjen) e indeve te vdekura (nekrozave)
• Marrja e kultures se indit te infektuar dhe berja e antibiogrames
• Vendosja e drenit dhe larja me solucionin Darkin
• İmobilizimi dhe nese eshte e nevojshme perdorimi i fiksatoreve
• Terapia me Antibiotike

Shumica e rasteve me Osteomielit te mandibules i pergjigjen pozitivisht procedurave te mesiperme, por rastet rezistente ose sic quhen ndryshe Osteomieliti Refraktar ose Kronik, kur nuk trajtohet me metodat e mesiperme atehere eshte e indikuar (duhet bere krahas trajtimeve qe permendem me lart) Terapia Hiperbarike me Oksigjen (HBOT). Osteomieliti i Sternumit (derrases se kraharorit)
HBOT eshte perdorur dhe ka rezultate shume te mira ne trajtimin e Osteomielitit Kronik te Sternumit.

Otiti Extern Malinj
Eshte nje infeksion rezistent i shkaktuar nga Pseudomonas aeruginosa i kanalit te veshit te jashtem dhe me infeksion te Kockes Temporale. Zakonisht prek pacientet qe kane nje periudhe shume te gjate qe vuajne nga Diabeti dhe kane nje sistem imun (sistemin mbrojtes te organizmit) te dobet. Ne rastet e referuara ne literature mortaliteti eshte 35%. Lucente et al(1983), Mader dhe Love (1982), dhe Pilgramm et al (1986) kane prezantuar raste te menaxhuara suksesshem duke i trajtuar me HBOT (Terapine Hiperbarike me Oksigjen). Ata rekomanduan investigim te ketyre pacienteve me procedura radiologjike duke perdorur Tomography te Kockes temporale dhe trajtim intensiv me:
1. Antibiotike
2. Nderhyrje kirurgjikale
3. HBOT

Simptomat Klinike:
• Shenjat lokale te Osteomyelitit jane; infektimi i plages me skuqje te forte (eriteme), nxehtesi, enjtje,
ndjeshmeri te rritur (ndjen dhimbje edhe ne nje prekje te lehte), dhimbje edhe ne qetesi, rrjedhje plage
• Shenjat sistemike te Osteomyelitit jane; ethe, te dridhura, dehidrim, pergjumje ose letargji dhe demtime te organeve te ndryshme sic mund te jete insuficenca renale.

Perdorimi klinik dhe efektet e Terapise Hiperbarike me Oksigjen (HBOT) ne rastet me Osteomyelitis:

• HBOT rrit sasine e oksigjenit qe shkon ne inde dhe ne kete menyre siguron furnizimin me oksigjenin qe duhet ne zonen e infektuar te kockes
• HBOT fuqizon aktivitetin vrases te leukociteve (qelizat e bardha) ndaj mikroorganizmave (phagocytosis) qe jane instaluar ne kocke
• HBOT siguron oksigjenin e duhur per formimin e vazave te reja te gjakut ne kocke ne zonen e infektuar, sepse rrit aktivitetin e fibroblasteve, shton prodhimin e kolagjenit, qe eshte i domosdoshem ne kete proces
• HBOT nxit dhe pershpejton formimin e qelizave te reja kockore (osteogenezis)
• HBOT ndihmon ne kufizimin dhe ne pastrimin e qelizave kockore te vdekura (nekrozave kockore), qe quhet ndryshe funksioni osteoklastik
• HBOT perforcon aktivitetin e antibiotikeve
• HBOT ne pergjithesi ndihmon ne rritjen e pergjigjes imunitare te organizmit (sistemit mbrojtes te organizmit) duke rritur kapacitetin e leukociteve (qelizave te bardha) per te luftuar infeksionin, qe ne rastin konkret eshte Osteomyelitis.

Bibliografi:
1. Adams KR, Mader JT: Aminoglycoside potentiation with adjunctive hyperbaric oxygen therapy in experimental Pseudomonas Aeruginosa osteomyelitis. Undersea Biomed Res; 14(suppl): 37, 1987
2. Adams KR, Sutton TE, Mader JT: In vitro potentiation of tobramycin under hyperoxic conditions. Undersea Biomed Res 14 (suppl): 37, 1987
3. Aitasalo K, Niinikoski J, Grenman R, Virolainen E. A modified protocol for early treatment of osteomyelitis and Osteoradionecrosis of the mandible. Head Neck; 20(5): 411-7, Aug 1998
4. Andel H, Felfernig M, Andel D, Blaicher W, Schramm W: Hyperbaric oxygen therapy in osteomyelitis. Anaesthesia; 53 Suppl 2:68-9, Review, May 1998
5. Babior BM: Oxygen-dependent killing by phagocytes. New Eng J Med; 298:659-668, 1978
6. Berg E, Barth E, Clarke D, Dooley L: The use of adjunctive hyperbaric oxygen in treatment of orthopedic infections and problem wounds: an overview and case reports. J Invest Surg; 2(4): 409-21, Review, 1989
7. Calhoun JH, Cobos JA, Mader JT: Does hyperbaric oxygen have a place in the treatment of osteomyelitis. Orthopedic Clinics of North America; 22(3):467-471, 1991
8. Chen CY, Lee SS, Chan YS, Yen CY, Chao EK, Ueng SW: Chronic refractory tibia osteomyelitis treated with adjuvant hyperbaric oxygen: a preliminary report. Changgeng Yi Xue Za Zhi; 21(2): 165-71, Jun 1998
9. Davis JC: Refractory osteomyelitis. Problem Wounds, The Role of Oxygen; Chpt. 4 Elsevier Science Publ Co; New York1988
10. Davis JC, Heckman JD, Delee JC, Buckwold FJ: Chronic non-hematogenous osteomyelitis treated with adjuvant hyperbaric oxygen. J Bone Joint Surg; 68: 1210-1217, 1986
11. Eltorai I, Hart GB, Strauss MB: Osteomyelitis in the spinal cord injured: a review and a preliminary report on the use of hyperbaric oxygen therapy. Paraplegia; 22(1):17-24 Feb 1984
12. Esterhai JL, Pisarello J, Brighton CT, Heppenstall RB, Gellman H, Goldstein G: Adjunctive hyperbaric oxygen therapy in the treatment of chronic refractory osteomyelitis. J Trauma; 27(7): 763-8, Jul 1987
13. Evans BE, Jacobson JH, Peirce EC, Friedman EW, Schwartz AE: Chronic osteomyelitis of mandible. NY State J Med; 76(6): 966-967, 1976
14. Hunt KT, Linsey M, Grislis G, Sonne M, Jawetz E: the effect of differing ambient oxygen tension on wound infection. Annals of surgery; 181 (1):35-39, Jan 1975
15. Jamil MU, Eckardt A, Franko W: Hyperbaric oxygen therapy. Clinical use in treatment of osteomyelitis, osteoradionecrosis and reconstructive surgery of the irradiated mandible. Mund KieferGesichtschir; 4(5): 320-3, Sep. 2000
16. Jain KK: Hyperbaric Oxygen Therapy in Infection. Hyperbaric Medicine; 13:189–211, 1999
17. Jones HP: The role of oxygen and its derivatives in bacterial killing and inflammation. In Gottlieb SF, Longmuir IS., and Totter JR. (eds): Oxygen: An In-Depth Study of its Pathophysiology. Bethesda, Maryland: Undersea Medical Society; pp. 493-516, 1984
18. Keck PE, Gottlieb SF, Conley J: Interaction of increased pressures of oxygen and sulfonamides on the in vitro and in vivo growth of pathogenic bacteria. Undersea Biomed Res 7:95-106, 1980 19. Kindwall EP: The use of Hyperbaric Oxygen in Treatment of Osteomyelitis Hyperbaric Medical Practice; 23:604 –613, 1999 20. Knighton DR,
Halliday B, Hunt TK: Oxygen a an antibiotics: The effect of inspired Oxygen on infection. Arch Surg; 119; 199-204, Feb 1984
21. Leonov VM: The necessity and principles of oxygen therapy in human infection Terapevticheskii Arkhiv; 34 (2): 101, 1962
22. Mader JT, Adams KR, Wallace WR, Calhoun JH: Hyperbaric oxygen as adjunctive therapy for osteomyelitis. Infect Dis Clin North Am; 4(3): 433-40, Review, Sep 1990
23. Mainous EG, Boyne PJ, Hart GB: Hyperbaric oxygen treatment of mandibular osteomyelitis: Report of three cases. J Am Dent Assoc; 87: 1426-1430, 1973
24. Maynor ML, Moon RE, Camporesi EM, Fawcett TA, Fracica PJ, Norvell HC, Levin LS: Chronic osteomyelitis of the tibia: treatment with hyperbaric oxygen and autogenous microsurgical muscle transplantation. J South Orthop Assoc; 7(1): 43-57, 1998
25. Morrey BF, Dunn JM, Heimbach RD, Davis J: Hyperbaric oxygen and chronic osteomyelitis. Clin Orthop; 144:121-127, 1979
26. Norden CW, Kleti E: Experimental osteomyelitis caused by Pseudomonas aeruginosa. J Infect Dis; 141:71-75, 1980
27. Waisman D, Shupak A, Weisz G, Melamed Y: Hyperbaric oxygen therapy in the pediatric patient: the experience of the Israel Naval Medical Institute. Pediatrics; 102(5): E53, Nov 1998
28. Schweitzer VG: Hyperbaric oxygen management of chronic staphylococcal osteomyelitis of the temporal bone. Am J Otol; 11(5): 347-53, Sep 1990