Skleroza Multiple

Skleroza Multiple (MS) eshte semundja qe shkakton demielinizimin ne Sistemin Nervor Qendror. Kjo semundje eshte e perhapur ne 500 mije vete ne SHBA dhe rreth 2.5 milione ne mbare boten. Demtimet e tjera qe manifeston jane demtimi i aksoneve, inflamacioni i membranave meningeale (membranat qe mbulojne dhe mbrojne trurin dhe palcen e shtylles kurrizore), demtimin e nervave perferike, ndryshime ne retine, ndryshime ne enet e gjakut dhe pika te kuqe ne madhesi te vogel ne lekure te quajtura petekie , te shkaktuara prej rrjedhjes nga kapilaret nen lekure.

Pika me e dobet e sistemit vaskular eshte vendi ku kapilaret bashkohen me venat. Permeabiliteti (kalueshmeria) i eneve te gjakut rritet me rritjen e presionit ne kapilare , duke lejuar daljen ose migrimin (ekstravazimi) e lengjeve dhe qelizave te bardha (diapedezis), duke kaluar muret e eneve te gjakut (endoteliumin) pra ndodh kalimi i tyre ne indet perreth. Kjo ndodh si kunderpergjigje ndaj inflamacionit dhe ekspozimit ndaj substancave toksike. Receptoret e qelizave endoteliale i pergjigjen stimulit inflamator duke rritur permeabilitetin (kalueshmerine) e venulave post kapilare, pra inflamacioni ben qe te kemi dalje te lengjeve nga venulat jashte tyre. Disa studiues besojne se kjo pike e dobet e sistemit vaskular mund te jete shkaku i Sklerozes Multiple (MS).

Ne njezet vitet e shkuara, studimet e shumta mjekesore, qe jane bere ne mbare boten, kane pozicionuar Terapine Hiperbarike me Oksigjen (HBOT) dhe rolin e saj efektiv ne programin e trajtimit te Sklerozes Multiple. Ne disa vende Europiane jo vetem qe HBOT eshte primare ne trajtimin e Sklerozes Multiple, por eshte edhe e rimbursuar nga sigurimet shendetesore. Ne 30 vitet e shkuara, shoqata bamiresie Angleze ka kryer me shume se 1,5 milione trajtime me HBOT per Sklerozen Multiple ne 100 qendra te dedikuara trajtimit te MS.

Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, HBOT ka nje histori te diskutueshme. Shume raporte kane "vertetuar" disa here qe nuk eshte efektive. Sot, nuk konsiderohet si trajtim kryesor, nuk eshte e rimbursueshme nga sigurimet shendetesore, dhe shpesh eshte e veshtire te kesh akses te kjo terapi. Megjithate, mosperputhja midis menyres se si e percepton SHBA rolin e Terapise Hiperbarike me Oksigjen ne trajtimin e MS dhe perdorimit te gjere te kesaj terapie ne shtetet e tjera nxjerr si obligim kryerjen e studimeve te tjera me te hollesishme,per te njehsuar ne te gjithe boten rolin e kesaj terapie ne trajtimin e MS.

Studjuesit tregojne se efektiviteti i Terapise Hiperbarike me Oksigjen varet nga numri total i seancave te trajtimit me kete terapi, kohezgjatja dhe presioni i perdorur, lloji i dhomes hiperbarike, pacientet dhe tipi i MS, menyra se si evidentohen rezultatet, trajtimet dhe kontrollet e metejshme. Studimet vertetojne faktin se permiresimet e arritura pas trajtimit me HBOT te pacienteve me MS behen te qendrueshme kur trajtimi behet i vazhdueshem dhe nuk nderpritet.

HBOT eshte i vetmi trajtim i njohur deri me sot qe ndryshon kursin (rrjedhen) e Sklerozes Multiple duke permiresuar gjendjen e pacientit.